26 Prill 2024

Mbetjet e azbestit në Hanin e Elezit me pasoja të mëdha

Prishtinë, 26 nëntor - Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma sot në takim me gazetarët prezantoi fakte konkrete për pasojat e drejtpërdrejta të mbetjeve të azbestit në qytetin e Hanit të Elezit dhe rrethinës.

Duke iu referuar raportit të Institutit të Mjekësisë së punës në Kastriot mbi rezultatet nga kontrollimet preventive të punëtorëve të Kompanisë ,,Sharr-Salloniti” në Han të Elezit rezulton se nga një mostër prej 167 punëtorëve të vizituar konstatohet se shkalla e çrregullimeve apo sëmundjeve të punëtorëve të ekzaminuar është evidente.

Në po këtë raport, vazhdoi më tej Suma ky institut ka konstatuar se 42% e punëtorëve të ekzaminuar rezultojnë me sëmundje të rënda të organeve respiratorë si pasojë e ndikimit të faktorëve të dëmshëm në rendë të parë nga pluhuri i Azbestit.

Z.Suma me këtë rastë theksoi se kjo është vetëm një pasqyrë e një situate të përgjithshme shëndetësore të qytetarëve të Hanit të Elezit tëcilët për shumë vite kanë qenë edhe fatkeqësisht janë ende të ekspozuar nga mbetjet e azbestit që për vite janë deponuar nëpër tërë hapësirën e qytetit e veçanërisht ne brigjet e Lumit Lepenc .

Ai me këtë rast shtoi se  Komuna e Hanit të Elezit edhe pse  ka buxhet tejet të vogël  për të ndërmarrë ndonjë veprim më konkret në këtë drejtim ka ndarë 20.000 euro për të filluar së paku hulumtimet mbi shkallën e ndotjes ,por se kërkon ndihmën  si të institucioneve vendore por edhe atyre ndërkombëtare pasi që një aksion i mirëfilltë i pastrimit do të kishte kosto të larte dhe për komunën i papërballueshëm

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)