25 Prill 2024

Mazda do të sjellë RX-9 Coupe 2013

Torino, 7 qershor - Mazda ka prodhuar modelin RX-7 nga 1978 deri në 2002 dhe, në krahasim me RX-8, ka pasur sukses të mirë.

Tani, pas gati dhjetë viteve, kompania japoneze do të sjellë përsëri ADN-n e RX-7 me lansimin e veturës të re sportive të quajtur RX-9. Dhe, megjithatë në mënyrë kronologjike mund të jetë e mangët, RX-9 është duke u bërë si një pasues i RX-7 dhe jo RX-8.

Sipas gjitha gjasave ky model i ri do të del në rrugë kur RX-8 nuk do të ketë më oferta në treg. Thuhet se RX-9 do të ndërtohet në imazhin e modelit më të fundit të RX-7, versioni i konsideruar si kampion që është bërë nga legjendari “Koby” Kobayakawa, i cili doli jashtë prodhimit në vitin 2002.

Dhe, për dallim nga RX-8, ky do të jetë një model me dy dyer coupe dhe jo një coupe i komplikuar me katër dyer.

Nën kapak, Mazda do të vendos motorin e famshëm 16X. MotorTrend ka raportuar se vetura e ardhme sportive RX-9 e Mazda-s do të përdorë teknologjinë hibride të huazuar nga Toyota, duke iu falënderuar një marrëveshjeje që këta prodhues të veturave kanë nënshkruar vitin e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)