28 Mars 2024

Mazda CX-7 edhe në versionin me naftë

Tokio, 28 shtator - Në segmentin e veturave të rritura, ‘crossover’, Mazda e ka adutin e saj në treg qe plot katër vjet. Fjala është, natyrisht, për modelin CX-7 i cili në tregun evropian nuk ka mundur të depërtoja sa duhet, para së gjithash për shkak të motorit me benzinë. Por, si duket kjo gjë më në fund është rregulluar.

E prodhuar mbi platformën e Mazde6, CX-7 nga ky model e mori edhe pezullimin e pavarur, transmisionin me gjashtë shkallë, derisa motori me benzinë 2.3-litra dhe tërheqja integrale janë transferuar nga më “e ashpra” Mazde6 MPS.

Mund të thuhet se CX-7 ka qenë një “kryq” ndërmjet SUV-it dhe monovëllimshit për të ata që dëshirojnë të voziten shpejtë, dhe pastaj u nevojitet shumë hapësirë dhe kanë tendencë që të largohen nga rruga e rregulluar në atë me zhavorr.

Shoferëve më të qetë megjithatë nuk i ka pëlqyer harxhimi, kështu që e dëshiruan CX-7 me motorin me naftë, ndërsa Mazda këtë dëshirë ua plotësoi, dhe në ofertë e futi edhe ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi.

Në testin e bërë vetëm pas dy kilometrave të kaluara ishte e qartë se motori dylitërsh common-rail është masa adekuate për crossover-in e Mazda-s. Ndonëse motori me benzinë është më potent dhe më i rafinuar, motori modern me naftë me injektimin e drejtpërdrejtë në përdorimin e përditshëm është shumë më efikas për makinën e rëndë 1.800 kilogramë.

Momenti i madh rrotullues prej 400 Nm është në dispozicion me 2.000 rrotullime në minutë, ndërsa falë masave të mira të ndërmarra dhe elasticitetit të motorit nuk do të nevojitet shpesh ta kapeni ndërruesin e shpejtësisë, që në një farë forme, është dëm, pasi që kohë të gjatë nuk kishim në dispozicion një pajisje të këtillë e cila na ofronte kënaqësi me rastin e ndërrimit të shpejtësive.

Po të mos ishte rritur pozicioni me timonin, si edhe hapësira ndërmjet shasisë dhe karrocerisë, do të mendonit se jeni duke vozitur një veturë sportive, dhe jo një ‘crossover’ i cili me lartësi i përgjigjet SUV-it kompakt mesatar.

Shasia e ngurtë, pezullimi i pavarur dhe drejtimi i mrekullueshëm e kanë bërë të veten, kështu që Mazda nuk krenohet pa arsye kur thotë që e ka automobilin më sportiv në klasë. CX-7 nuk është krijuar për ‘shkretëtirë’, por pa problem do t’i kalojë terrenet të cilat për automobilat me tërheqjen e përparme do të ishin të pakalueshëm.

Kjo duhet t’i falënderohet tërheqjes së integruar e cila në mënyrë plotësisht automatike e dërgon pjesën më të madhe të momentit rrotullues në boshtin e përparmë, derisa në kushtet e rrëshqitshme deri në 50 për qind të momentit rrotullues e drejton në rrotat e pasme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)