28 Mars 2024

Maqedonia e Kosova tërheqëse për kompanitë e makinave

Shkup, 18 qershor - Maqedonia është një vend tërheqës për kompanitë e huaja të prodhimit të makinave, disa prej të cilave kanë shfaqur interes për ndërtimin e fabrikave në këtë vend.

Këtë fakt e pohon edhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi, megjithëse sipas tij, për momentin nuk ka asgjë konkrete. Sipas ministrit Besimi, fuqia punëtore e lirë, kushtet investuese dhe ekzistimi i dy kompanive të jashtme të cilat prodhojnë pjesë për automjete, e bëjnë Maqedoninë destinacion të mundshëm të këtyre kompanive.

“Megjithëse janë zhvilluar takime dhe bisedime të vazhdueshme, deri më tani nuk mund të themi se ka ndonjë kompani që ka vendosur ose paraqitur interes të drejtpërdrejtë për të investuar për momentin, pasi ky është një proces i gjatë”, thekson shefi i Ekonomisë maqedonase.

Ndërkohë, kompanitë evropiane të prodhimit të makinave kanë shprehur interes për të investuar edhe në Kosovë për prodhimin e pjesëve të automjeteve. Përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, thonë se një kompani gjermane ka shprehur interes që të investojë edhe në Kosovë.
 
“Një kompani gjermane filloi hapat e parë të studimit të fizibilitetit dhe krijimit të një plan biznesi për fillimin e punës. Por, kriza ekonomike botërore u bë shkak që ajo ta ndërpresë këtë iniciativë. Për momentin kemi disa kompani të vogla që prodhojnë disa pjesë për kompani të tjera”, shprehet Mustafë Hasani, përfaqësues nga kjo ministri.

Këto komente u bënë gjatë zhvillimit të konferencës për zhvillimin e industrisë së makinave në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Organizata për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik (OECD). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)