29 Mars 2024

Maqedoni, rritet prodhimtaria industriale prej 8,3 për qind

Shkup, 28 gusht - Prodhimtaria industriale në Maqedoni në korrik shënoi rritje prej 8.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin Nxjerrje të hexeve dhe gurëve në korrik të vitit 2010, shënon rritje prej 11,2 për qind, në dikasterin e Industrisë përpunuese shënon rritje për 5,3 për qind, përderisa rritje më të madhe prej madje 35,1 për qind është vërejtur në dikasterin Furnizim me energji elektrik, gaz dhe ujë.

Sipas grupeve industriale, prodhimtaria në korrikt të vitit 2010, në krahasim me korrikun e vitit 2009, shënon rritje te: Energjia për 22,9 për qind, Produktet intermediare, përveç energjisë për 10,5 për qind, Produktet e përhershme për konsum të gjerë për 10,8 për qind dhe produkte të papërhershme për konsum të gjerë për 3,9 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)