14 Dhjetor 2019

Makinat me efikasitet të lartë bëhen realitet

SHBA, 12 tetor - Në Shtetet e Bashkuara kohët e fundit tre ekipe fituan një çmim prej 10 milion dollarësh në konkursin për të ndërtuar një brez të ri makinash me rendiment të lartë.

Fituesit e tejkaluan objektivin që makinat e tyre të konsumonin 1 litër për 40 kilometra rrugë.  Makinat iu paraqitën publikut në një ceremoni të posaçme, ku u dha çmimi, në Uashington.

Kjo makinë të krijon menjëherë idenë se ç’pamje do të ketë e ardhmja.

\"Objektivi është që makina të jetë e përballueshme si çmim dhe e lehtë për t’u drejtuar,\" thotë Ron Serven që ka projektuar këtë makinë me ekipin e tij Li-ion Motors.

Ajo është një prej 136 makinave nga e gjithë bota që konkuruan për çmimin prej 10 milion dollarësh. Objektivi: projektimi i një makine, që harxhon pak karburant, e sigurtë, e mire për mjedisin dhe e përballueshme ekonomikisht.

Brad Jaeger bën pjesë në ekipin Edison2:

\"Që makina të ketë ndikim në botë, ajo jo vetëm që duhet të harxhojë shumë më pak karburant, por nuk duhet të jetë e shtrenjtë\".

Pas provave të shumta, numri i konkurentëve arriti në vetëm disa, të cilët i paraqitën makinat e tyre në Uashington.

Çmimi do të ndahet mes tre makinave më të mira.  Ron Cerven thotë se nuk i besohet që ekipi i tij fitoi.

\"Punuam për këtë makinë dy vjet dhe rezultati u vendos në një ditë. Kjo nuk është punë e lehtë dhe do të duhet kohë për të kuptuar përpjekjet që bëmë\".

Zoti Cerven  thotë se makina e ekipit të tij me dy sedilje është elektrike dhe mund ta ngasësh deri në 240 kilometra para se të duhet të rinagarkosh baterinë, gjë që kushton pak më shumë se një dollar. Çmimi i makinës është rreth 40,000 dollarë.

Edhe kjo makinë me dy sedilje është fituese e çmimit prej 10 milion dollarësh. Ajo është prodhuar në Zvicër nga ekipi X-Tracer, ka motor motorçiklete, punon me bateri dhe do të jetë gati për prodhim brënda një viti, por çmimi është rreth 100,000 dollarë.

Fituesi i tretë i çmimit të madh është ekipi Edison2, e vetmja makinë me 4 sedilje. Ndryshe nga dy makinat e tjera, kjo makinë funksionon kryesisht me etanol dhe kushton rreth 20,000 dollarë.

Brad Jaeger thotë se nuk ka rendësi se çfarë e vë në lëvizje makinën, është struktura dhe dizenjoja që e bëjnë atë efikase.

\"Kur makina është kaq e lehtë, ajo bëhet si të thuash pjesë e trupit tënd\".

Fituesit e konkursit synojnë të gjejnë investitorë. Objektivi i tyre: t’i kthejnë këto mjete të së ardhmes në makina që njerëzit të mund t’i përdorin sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)