24 Shkurt 2020

Makinat e së ardhmes nga General Motors

Detroid, 18 maj - Pasi u rimëkëmb nga falimentimi vitin e kaluar, prodhuesi amerikan i makinave në Detroit, General Motors, premtoi të bëhej një kompani më efikase, duke shitur më shumë makina që kërkohen nga konsumatorët. Një prej makinave që General Motors shpreson për sukses në të ardhmen është Chevrolet Volt, që funksionon me karburant dhe elektrik.

Volt është makina e parë në një seri makinash të tilla, prodhuesit e të cilave premtojnë se do të krijojnë një farë pavarësie nga karburanti. Por siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, ndërsa prodhuesit e këtyre makinave duan t’i karakterizojnë ato si makinat e së ardhmes, teknologjia e re dhe çmimi i tyre,  mund t’i mbajnë larg blerësit.

Inxhinjerët thonë se kjo makinë mund të udhëtojë deri në 64 kilometra para se të fillojë të përdorë karburant. Ajo përdor një bateri shumë moderne, që mund të karikohet si çdo pajisje elektrike.

General Motors shpreson që ideja e një makine eletrike ta bëjë Voltin makinën më të shitur. “Volt është makina elektrike e së ardhmes”.

Don Hillebrand, drejtor i qendrës Argon për studimet e transportit, thotë se General Motors ka investuar shumë tek Volti.

“Është një rrezik i madh që po ndërmer General Motors. Dhe rreziku nuk ka të bëjë thjeshtë me punën dhe fondet, por edhe me reklamat që kjo kompani bën për këtë makinë”.

Pasi General Motors arriti në një pikë tepër të vështirë, duke kërkuar mbrojtje nga ligji i falimentimit, gjë që çoi në eliminimin e shumë modeleve, si Saturn, Hummer, Saab dhe Pontiac, kompania e përqëndroi vemendjen në modelet e mbetura si Kadillak, Buick, GMC dhe Chevrolet.

Në një numër panaire automobilësh këtë vit, General Motors po reklamon makina më moderne dhe më efikase, që ka në plan të shesë në të ardhmen në përpjekje për të tërhequr konsumatorët dhe për të konkuruar me prodhuesit e huaj të makinave.

Volti është në qendër të strategjisë së kompanisë General Motors. Për shkak të kostos së teknologjisë së baterisë për këtë makinë, modelet e saj të para do të jenë më të shtrenjta se shumë makina të prodhuara nga General Motors.
“Ne dëshirojmë që Volti të arrijë në një çmim që ta bënte të shitej me dhjetra mijëra në vit në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë.”

General Motors nuk ka folur rreth çmimit të kësaj makine, por analistët parashikojnë se ajo mund të shitet për rreth 35 mijë dollarë.

Zoti Posavatc thekson cilësitë e makinës Volt për një kredi taksash federale prej 7, 500 dollarësh, që u jepen blerësve të makinave elektrike. Ai shton gjithashtu se kostoja vjetore e karburantit për pronarët e makinës Volt duhet të jetë shumë më e ulët.
“Me siguri që nuk do të jetë makina më e shtrenjtë Chevrolet. Dhe duke pasur parasysh përfitimet prej saj, çmimi i saj neto mund të ulet në rreth 30 mijë dollarë”.

Kjo makinë do të shitet së pari në Kaliforni nga fundi i këtij viti dhe disa muaj më vonë në shtete të tjera. Drejtori i linës së makinave Volt Posavatc thotë se General Motors ka në plan që deri nga mesi i vitit të ardhshëm ta eksportojë Voltin në Kinë dhe në Evropë.

Por Volti do të ndeshet menjëherë me konkurencë në Shtetet e Bashkuara. Prodhuesi japonez i makina Nissan thotë se ka në plan të nxjerrë në treg makinën elektrike Leaf deri në fund të vitit. Kompania Nissan thotë se kjo makinë nuk përdor fare karburant.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2020 - Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencina për Informim dhe Privatësi mban sesion informues për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. (Hotel “International Pristina”, ora 9:00)

- Kostituohet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës do të fillojë zbatimin e dy vendimeve për rrënim në të njëjtën kohë, në rr. Musa Tolaj në Lakrishte. (Takimi me mediat bëhet në rrugën, Musa Tolaj, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon lansimin e projektit strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë”. (Ndërtesa e MAShTI, ora 10:00)

- Demokracia Plus organizon tryezën e organizuar ku do të diskutohet mbi dyfishimin e pozitave të nëpunëse civil si rezultat i ristrukturimit të Qeverisë nga 21 në 15 ministri. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë për taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja. (Hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Përurohet libri “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip 1879” të autorit Besim Kabashi i cili më pas do të mbajë një ligjëratë me titull “Një korpus për gjuhën shqipe”. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Përurohet laboratori i mikrobiologjisë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i ndërtuar me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. (Klinika Infektive, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën”. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)