16 Prill 2024

Mafia e ndërtimit sjell punëtorë nga Shqipëria dhe i mban pa kontrata pune

Prishtinë, 4 korrik- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës njofton se gjatë vikendit ka bërë inspektimin e disa kompanive, lidhur me gjendjen reale të punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë.

Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës shprehet se këta punëtorë janë të detyruar të punojnë në kushte të këqija, pa masa adekuate mbrojtëse për sigurinë e tyre fizike dhe pa kontrata pune.

\"Ishte më e tmerrshmja kur punëtorët në godinën 20 katëshe te Lakrishtja në Prishtinë në temperatura afër 40 gradë celsius punonin pa asnjë mbrojtje në punë, nuk kishin as mbrojtjen e tyre personale\", thotë Azemi, duke shtuar se të gjithë këta punëtorë ishin nga Shqipëria pa asnjë kontratë pune.

\"Ky është tregues se ende nuk kemi shtet të mirëfilltë\", thotë Azemi.

Po ashtu, Azemi shprehet se gjatë inspektimit kanë vërejtur se në hapësirat ku duhet vendosur ashensorët, ato ishin të hapura pa asnjë mbrojtje.

\"Të gjitha këto që ne i themi i kemi të dokumentuara\", thotë Azemi, duke shtuar se mekanizmat përkatës të shtetit duhet të aktivizohen për ruajtjen e shëndetit të punëtorëve në punë.

\"Për mosinspektimin e këtyre vend punishteve jemi të bindur se ekziston rrjet mafioz, pasi që vetëm në këtë ndërtesë takuam rreth 30 punëtorë pa asnjë dokument\", thotë Azemi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)