28 Mars 2024

Lotus me modelin të ri

Londër, 24 gusht - Prodhuesi Lotus ka konfirmuar se këtë vjeshtë në panairin parisien të automjeteve do të paraqes konceptin paralajmërues.

Bëhet fjalë për një studim i cili njëkohësisht do të paralajmëroj ardhjen e super-automjetit të Lotusit, trashëguesit të modelit Esprit.

Ky është një hap në drejtimin e ri të cilin nga Lotus e kanë paralajmëruar rishtazi. Bëhet fjalë për një kthesë drejt modeleve më të rënda, mirëpo edhe më të rafinuara e luksoze, të cilët do të përballen me automjetet e prodhuesve të njohur Porsche, Ferrari e Aston Martin.

Emri i risisë tani për tani mbetet fshehtësi, mirëpo askush nuk do të duhej të çuditej nëse do të përdorej emërtimi legjendar.

Në fakt, modeli i fundit Esprit ka qëndruar në prodhim plot 28 vjet, e gjatë kësaj periudhe janë prodhuar rreth 10.700 njësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)