20 Prill 2024

Londër - Pekin me tren për dy ditë

Pekin, 12 mars - Kinezët mendojnë të vënë në jetë një projekt gjigant të inxhinierisë edhe pse pak vite më parë dukej më shumë se i pamundur. Londër-Pekin për dy ditë, me tren që udhëton me 350 km në orë.

Sipas të dhënave të para, një hipotezë është që linja të kalojë nga India dhe Pakistani, tjetra parashikon kalimin në veri nëpërmjet Rusisë, ndërsa gjurma e fundit parashikon kalimin nga Vietnami, Tailanda, Birmania dhe Malajzia.

Ai shton se Kina është në bisedime me 17 vende për të realizuar këtë projekt që nuk ka qenë një ide e Pekinit por e Indisë, e cila kërkon të shfrytëzojë avantazhet teknologjike të Kinës.

Pekini ka lëvruar një fond prej 530 miliardë eurosh për të ndërtuar një sistem modern hekurudhor brenda 5 viteve të ardhshme, duke lidhur qytetet më të mëdha me njëra-tjetrën nëpërmjet sistemit të shpejtësisë së lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)