25 Prill 2024

Kuartali i parë pozitiv për “Chrysler”-in pas falimentimit

Detroid, 3 maj - Prodhuesi amerikan i automobilave “Chrysler” i cili kontrollohet nga “Fiat”-i italian publikoi për bilancin e parë pozitiv kuartal qëkur doli nga falimentimi në qershor të vitit 2009.

“Chrysler”-i në tremujorin e parë ka punuar me fitim neto prej 116 milionë dollarë, pasi që të ardhurat e tij u rritën për 35 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në 13,24 miliardë dollarë.

Arsyeja për këtë është rritja e shitjes për 18 për qind, në 394 mijë automjete të shitura, edhe atë për çmime më të larta.

Pridhuesi i tretë amerikan për nga madhësia i automobilave e konfirmoi parashikimin për fitimin në vitin rrjedhës në distancë prej 200 dhe 500 milionë dollarë dhe të ardhura prej më shumë se 55 miliardë dollarë.

Kompania tani është e kontrolluar nga “Fiat”-i italian, ndërsa iu nevojit edhe ndihma e qeverisë amerikane dhe asaj kanadeze për të vazhduar punën pas rënies së shitjes gjatë recesionit botëror.

Javën e kaluar në “Chrysler” premtuan se deri në fund të qershorit do t’ia kthejsë shtatë miliardë dollarët SHBA-së dhe Kanadasë, edhe atë me ndihmën e kredive nga investitorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)