29 Mars 2024

KRU ''Prishtina'' vazhdon me lehtësimin e kriterit për programimin e borxheve

Prishtinë, 13 nëntor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju  që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Masat lehtësuese që ka ndërmarrë menaxhmenti i kompanisë (që nga 7 tetor 2020) për të ju shmangur procedurave përmbarimore e që përfshijnë sektorin e Amviserise dhe Bizneseve,  po vazhdon edhe më tej.

Paguani 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje deri në 3 vjet.

Në të njejtën kohë, KRU”Prishtina” falënderon konsumatorët e rregullt dhe ata të cilët janë duke e shfrytëzuar këtë kriter lehtësimi. Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU ”Prishtina” është mbi 45 milion euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)