04 Gusht 2020

KRU ”Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

Prishtinë, 1 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka falënderuar të gjithë konsumatorët  për pagesa të faturave të ujit.

"Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin."

"Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara, si prodhim, furnizim dhe mirëmbajtje", thekson KRU Prishtina.

Thirrja për pagesë, vlenë për konsumatorët e tetë komunave, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Drenas, Graçanicë dhe Podujevë.

Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse.

Përveq pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)