09 Shkurt 2023

Kosto e Ndërtimit në Kosovë shënoi rritje për 3 për qind

Prishtinë, 8 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2022.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3.0% në tremujorin e tretë (TM3) 2022, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2022.

Rritje më të madhe kishte te: energjia (46.9%); transporti (10.5%); kostot e tjera (2.2%); materialet (2.0%); makineritë (2.0%); dhe pagat (0.8%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 19.5%.

Rritja e indeksit kryesisht u vërejt te: energjia (49.7%); transporti (40.4 %); materialet (20.6%); makineritë (13.3%); kostot e tjera (13.3%); dhe pagat (9.1%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)