28 Mars 2024

Kosova duhet të punojë për standarde

Prishtinë, 19 tetor - Në Ditën botërore të standardeve, organizuar nga Agjencia e Standardizimit - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë prezantuar shumë punime për standardizimin e produkteve kosovare që duhet ta arrijnë cilësinë e Bashkimit Evropian.

Agjencia e Standardizimit ka publikuar edhe një libër “Katalogu i Standardeve Kosovare”,  ku paraqiten të gjitha produktet kosovare si: Standardet për ndërtim, shërbime postare, derivatet, energji, përpunim i drurit, shëndetësi, makineri, tekstil, mjedis etj.

Kurakuq Kastrati bëri prezantojë “Direktivat e BE-së që kërkojnë të kenë shenjën ‘CE’.
Ai tha se duhet të bëhet shumë punë që Kosova të jetë në krah me vendet e BE-së për sa i përket standardizimit të produkteve.

Sipas tij, direktivat e BE-së për harmonizim kanë kërkesa themelore që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë e produkteve, që duhet t’i plotësojnë për t’i plasuar në treg.

“Kërkesa për produkte duhet të jetë e harmonizuar me standarde evropiane për plasim në treg. S’do mend se produktet duhet të jenë të standardeve të larta për t`i pranuar BE-ja”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)