23 Shtator 2018

Kosova behët pjesë e shpërblimit Mies van der Rohe

Prishtinë, 18 qershor - Fondacioni Kosovar i Arkitekturës ka bërë të ditur se Kosova para disa dite është bërë pjesë e shpërblimit te madh te arkitekturës Europjane "European Union Prize for Contemporary Architecture - Mies van der Rohe".

Pjesëmarrja e Kosovës në shpërblimin me te madh te Europes vije pas pranimit te Kosovës në programet e granteve kulturore te Unionit Europian dhe lobimit te komunitetit arkitektonik pran organizatorëve të shpërblimit.

Shpërblimi Mies van der Rohe ipet çdo dy vite dhe shpërblen projektet me te mira ne kontinentin e Europes. Shpërblimi ka per qellim promovimin e cilësisë se arkitekturës Europjane.

Nga çdo shtet nominohen një numër i caktuar i projekteve kurse nominues për Kosovën është emëruar udhëheqësi i Fondacionit Kosovar te Arkitekturës zt. Bekim Ramku.

Javën e parë te Korrikut pergjat Festivalit te Arkitekturës në Kosovë, sekretari dhe kuratori i shpërblimit Mies van der Rohe zt. Ivan Blasi do mbaj një ligjërate për shpërblimin si dhe do jete pjese e nje punëtorie 2 javore.  

Kalendari

Ngajrjet e datës 23 shtator 2018

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare te Javes Evropiane te Sportit. (Hotel Swis Diamond, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)