07 Dhjetor 2019

Konsumatorët e fshatit Uglar mbi 400 mije euro borxhe ndaj KRU Prishtina

Prishtinë, 12 mars - "325 konsumatorë me mbi 400 mijë euro borxh për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, është ky fshati Uglar në Komunën e Graçanicës edhe pse me pozitë gjeografike, shumë afër Fushë Kosovës", ka thënë Kompania Rajonale e Ujesjellesit "Prishtina".

KRU ”Prishtina” sh.a. e ka nisur vitin 2018 me moton ” Të gjithë në aksion”.

Duke filluar nga muaji janar 2018, kjo kompani ka nisur një aksion që ka të bëjë me ndëshkimet ndaj konsumatorëve borxhlinj.

Si masë e parë ndëshkuese, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.

Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë aksion, KRU ”Prishtina” sh.a. ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes.

Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a. si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

"Brenda dy muajve janë aplikuar mbi 350 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 1500 konsumatorë borxhlinj dhe mbi 600 lëndë janë dërguar te përmbaruesit privat."

Paralelisht me aksionin e shkyçjeve, KRU ”Prishtina” sh.a., nga dita e premte, 9 mars 2018, ka nisur edhe takime me konsumatorë të fshatrave dhe qyteteve që kanë borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Menaxheri i Departamentit për Konsumatorë në kuadër të Ujësjellësit të Prishtinës z. Kapllan Parduzi me zyrtarë të tjerë, përfaqësues të ARRU-së dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës z, Sasha Daniç gjatë ditës së premte, u takuan me konsumatorë të fshatit Uglar.

Qëllimi i këtij takimi ishte, dëgjimet dhe arsyeshmëritë nga ana e konsumatorëve për mospagesa , borxhet e mëdha, ofrimi i shërbimeve të tjera të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit si, infrastruktura e rrjetit , leximi i ujëmatësve, instalimi i tyre në secilin objekt privat, furnizimi me ujë të pijshëm etj.

Pas diskutimeve të njëpasnjëshme, u arrit marrëveshje që secili konsumatorë i këtij fshati t’i vendosë ujëmatësit veq e veq, derisa KRU ”Prishtina” u premtoj atyre ofrime të rregullta të shërbimeve, përfshirë furnizim më të mirë me ujë të pijshëm dhe lexim të rregullt të ujëmatësve pas instalimit  nga ana e tyre , duke kërkuar nga ata pagesa të rregullta të shërbimeve.

Takime të tilla me konsumatorë borxhlinj do të mbahen në vazhdimësi, derisa aksioni i shkyçjeve po vazhdon edhe sot.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)