16 Korrik 2018

Konsumatorët e Batllavës sot do të kenë mungesë të furnizimit me ujë

Prishtinë, 29 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftar konsumatorët e zonave të cilat furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës se, sot, duke filluar nga 08-18, gjithsej për 10 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Me këtë rast do të ndërpritet pompimi nga Stacioni i Pompave në Batllavë dhe nuk do të punohet edhe me Fabrikën e Përpunimit të ujit në Batllavë, gjegjësit Albanik.

Kjo ndërprerje e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm bëhet me qëllim të krijimit të kushteve të punës për kontraktor në ndërrimin e valvolave në hyrje dhe dalje të Stacionit të Pompave në Batllavë, projekt ky në kuadër të investimeve kapitale që po bënë Ujësjellësi i Prishtinës, në ndërrimin e aseteve të ndjeshme që kanë të bëjnë me sigurimin e furnizimit me ujë.

Zonat, që do të mbesin pa ujë të pijshëm gjatë ditës së nesërme,

 Qyteti i Podujevës me fshatra përreth( përjashtim bëjnë zonat që furnizohen me ujë nga Puset e Peranit),

Të gjitha fshatrat përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë,

Lagjja,,Kodra e Trimave,, në Prishtinë,

 Lagjja,,Arbëria,, me zona të tjera përreth saj, në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00)  

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor të Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)