24 Korrik 2019

Komuna e Vushtrrisë përkrahë projektin për zhvillimin e minierës në Dubovc

Vushtrri, 8 tetor - Bazuar ne  Vendimit të Qeverisë së Kosovës me Nr. 17/63    me të cilin aprovohet shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim  për interes publik të  pronave të paluajtshme të   pronarëve  dhe zotëruesve të interesit të cilat janë të nevojshme për sigurimin e të drejtës për shfrytezim të tokës,  me qëllim  të shfrytëzimit te mineraleve të dobishme – magneziteve nga  Kompania BISEK-sh.p.k  me seli në  Poloni. Sipas procedurave të vendimit të Qeverisë , për  Zonat Kadastrale Dubovc dhe Galicë, Komuna Vushtrrisë u organizua dëgjim publik në KK. Për procedurat e shpronësimit, komunitetin e njoftoi Drejtori i Departamentit për shpronësim në kuadër të MMPH-së Afrim Murati.
 
Drejtori i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi i njoftoi të pranishmit në dëgjim publik se Ndërmarrja “BISEK” SH.P.K. i plotëson të gjitha kushtet për marrje të licencës së shfrytëzimit. Ndër të tjera tha se ka rezerva mbi një milion ton të mineralit të magnezitit. Investimet që parashihen brenda pesë viteve do të jenë pesë milionëshe, derisa punësimi i komunitetit do të jetë rreth njëqind punëtorë. Komuniteti e shprehu gatishmërinë për të mbështetur projektin bazuar në proceduat ligjore.

Shqetësimi kryesor,  ishte si do të bëhet forma e shpronësimit pasi që ata kanë çështje të parregulluara pronësore, andaj komuniteti kërkoi nga  organet kompetente të krijojnë rrethana lehtësuese për bartje të pronës, tek pronarët legjitim.

Veç tjerash komuniteti lokal ishte i interesuar mbi mënyrën e shpronësimit dhe kompenzimit,  si formë e menjëhershme apo me faza. Drejtori i Departamentit për shpronësim në kuadër të MMPH-së konfirmoi se shpronësimi do të jetë i përnjëhershëm.
Drejtori i KPMM-së e shprehu përkrahjen e KPMM-së për komunitetin dhe potencoi  se secila ndërmarrje patjetër duhet ti  respektoj Ligjet dhe rregulloret në fuqi për shfrytëzimin e resurseve minerale, mbrojtjen e mjedisit dhe rikultivimin e pronave të shfrytëzuara pas mbylljes së minierave.

Pjesmarrës në dëgjim ishin Bordi i KPMM-së, pjesëmarrës nga MMPH-ja, KK Vushtrri, pronari i ndërmarrjes “BISEK” SH.P.K. Mihail Bisek si dhe komuniteti i fshatrave Dubovc dhe Galicë.

Në vazhdim, takimit i`u  bashkua edhe Kryetari i KK të Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri, i cili falënderoi KPMM-në, MMPH-në dhe të gjitha institucionet dhe individët që kanë dhënë dhe janë duke dhënë kontribut për zhvillimin e këtij projekti, ndërsa si Komunë shprehu mbështetjen e pa rezervë për këtë projekt, dhe njëherit ftoi komunitetin për përkrahje drejt zhvillimit të këtij projekti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)