09 Shkurt 2023

Komuna e Rahovecit rrënon dy objekte pa leje

Rahovec, 8 dhjetor - Drejtoria për Punë Inspektuese pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, sot, ka bërë rrënimin e dy objekteve të cilat kishin filluar të ndërtohen pa leje të organit kompetent komunal, saktësisht Drejtorisë së Urbanizmit.

"Drejtoria për Punë Inspektuese me këtë rast iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit që të përmbahen dhe të mos fillojnë asnjë lloj pune në fushën e ndërtimit pa u pajisur paraprakisht me leje të ndërtimit, në të kundërtën, ndryshe nga vullneti dhe qasja aktuale e qeverisjes së Komunës, jemi të detyruar të ndërmarrim masa të ngjashme rrënimi, të rënda e të kushtueshme për të gjithë", thuhet në njoftimin e komunës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)