29 Janar 2020

Komuna e Prishtinës rrenon ndërtimin pa leje në qendër të qyteti

Prishtinë, 14 janar - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së javë më parë, mbi objektin e ndërtuar me leje në qendër të qytetit, ka filluar ndërtimi i katit shtesë përtej lejes ndërtimore.

Pavarësisht urdhëresave të inspektorëve për ndërprerje të punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim, me ç'rast me 6 janar i është dhënë aktvendimi për rrënim dhe i është shqiptuar gjoba.

Meqë as pas këtyre masave pala nuk është bindur, por ka vazhduar me ndërtim, inspektorët bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompaninë e kontraktuar kanë filluar sot ta rrënojnë mbindërtimin pa leje.

Komuna tashmë ka nënshkruar kontrate afatgjatë me kompaninë për rrënim. Kushdo që tenton të punojë në këtë formë, do ta ketë fatin e njëjtë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2020  - Bazuar në Rregulloren nr. 09/2019 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori, KGjK-ja ka caktuar votimin e zgjedhjes së një gjyqtari/e të nominuar nga radhët e Gjykatës së Apelit për Anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata e Apelit, objekti B, salla Nr.124, ora 9:00)

- Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” dorëzon shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e raportit hulumtues "Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak". (Qendra e Konferenca "Orion", ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 25 e Kuvendit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvndit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komuna e Klinës bën homazhe në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Varrezat e dëshmorëve të Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Menza Ramiz Sadiku, ora 12:00)

- Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit 2020” në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Qendra e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton policin Artur Mrasori, i lënduar gjatë aksionit antidrogë në Zhur të Prizrenit. (Reparti i Kujdesit Intenziv, QKUK, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. (Varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës, ora 15:00)