23 Korrik 2018

Komuna e Prishtinës me mbi 50 milion euro borxh ndaj Ujësjellësit

Prishtinë, 19 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka bërë të ditur se, borxhi ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit arrin shumën prej mbi 50 milion euro.

KRU ”Prishtina” sh.a. apelon te të gjithë konsumatorët që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj kompanisë (marrjen e shërbimeve/ ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura), në të kundërtën do të shkyçen nga të gjitha shërbimet dhe lëndët e tyre do të dërgohen te Përmbaruesit Privat.

Njëkohësisht, KRU ”Prishtina” falënderon të gjithë konsumatorët që janë pagues të rregullt ndaj shërbimeve të KRU”Prishtina” sh.a.

Ky apel për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përveq konsumatorit shtëpiak / amvisëri vlenë edhe për Institucione/ konsumatorin komercial, me theks të veqantë për Komunën e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përfshirë shkollat fillore, të mesme, qerdhet / kopshtet publike dhe poashtu edhe vetë Kuvendi Komunal.

Nëse deri ditën e premte nuk fillojnë të lëvizin me pagesat e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe nëse nuk i sanojnë rrjedhjet e brendshme në ndërtesa kolektive ( ngase është obligim i tyre Ligjor), atëherë ne detyrohemi që t’i shkyçim në tërësi  nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Korrik 2018  - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë Komunën e Kamenicë ku do te takoeht me me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës viziton kompaninë Al Petrol  në kuadër të ciklit të takimeve me bizneset që ka nisur që nga zgjedhja si Kryetar për mandatin e ri katër vjeçar.  (Zyret Qendrore te Al Petrol, ora 9:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe, ORKIDE dhe X40 mbajn konferencën për media rreth performancës publike “Drunj të pastër”. (Sheshi “Shatërvan”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian- e ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje znj. Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të vizitojë Projektin “Air Energy”, në  fshatin Kitkë te Komunës se Kamenicë. (Fshati Kitkë, ora 10:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë “Pse ikin investitorët e huaj nga Kosova“. (Zyret e AKB–së, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të zhvillojë një vizitë në Minierën e Artanës ku do te takohet me menaxhmentin dhe minatorët. (Miniera e Artanës, ora 14:00)