19 Prill 2024

Kompanitë nga Kosova ekspozuan produktet në Panairin BIOFACH

Prishtinë, 20 shkurt - Katër kompani që merren me përpunimin dhe eksportimin e Produkteve Pyjore Jo-Drusore (PPJD) nga Kosova ekspozuan gamën e produkteve të tyre në BIOFACH, panairi më i madh në botë për ushqimin organik.

Panairi që u mbajt në datat 14-17 shkurt 2018 në Nuremberg, Gjermani. BIOFACH solli rreth 3,000 ekspozues dhe rreth 50,000 vizitorë nga sektori organik në vend dhe ndërkombëtarisht.

Katër kompanitë nga Kosova: Agroproduct Shpk, Hit-Flores Shpk, Eurofruti Shpk, Fungo LLC, patën shumë takime me blerës dhe agjentë të shitjes që shfaqën interesim për produktet nga Kosova dhe kontaktet me ta do të vazhdojnë gjatë javëve në vijim.

“Trendi i ushqimit dhe përbërësve organikë ka sjellë tashmë ndryshimin në Kosovë, pasi përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm për të hyrë në tregjet e eksportit të ushqimit organik dhe të kapin një pjesë të tij” thotë Faton Nagavci, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës ORGANIKA.

“Kosova mund të jetë prodhues më i vogël se shumë shtete të tjera në këtë sektor të ushqimit organik, mirëpo cilësia e lartë e produkteve të certifkuara që dorëzohen me kohë mundëson kërkesë më të madhe” shton ai. 

Ndërsa për Ministrin e Mujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Nenad Rikalo, “Inovacioni në sektorin e ushqimit organik bashkë me koordinimin në kohën e duhur të përpjekjeve ndërmjet të gjithë palëve të interesit: prodhuesve, përpunuesve, tregtarëve dhe politikëbërësve në të gjitha nivelet siguron që produktet e Kosovës vërtet janë në përputhje me standardet botërore të cilësisë dhe certifikimit organik, duke iu shtuar vlerën si produkte specifike”.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive në panairin BIOFACH u mbështet nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit USAID AGRO dhe Promovimi i Punësimit në Sektorit Privat. Shoqata ORGANIKA e ka organizuar pjesëmarrjen e anëtarëve të saja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)