23 Prill 2024

Kompanitë kosovare prezantohen në Panairin e Shkupit

Prishtinë, 21 mars - Pesë kompani kosovare të përpunimit të drurit do të prezantojnë punën e tyre në panairin e mobileve në Shkup të Maqedonisë, nga e marta deri të shtunën, duke investuar kështu në rritjen e tregut të tyre dhe përmirësimin e bilancit tregtarë të Kosovës.

Arieta Vula Pozhegu drejtoreshë ekzekutive e shoqatës se perpunuesve te drurit të Kosovës ka thënë se kompanitë janë të përkrahura nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit, dhe te mbeshtetura nga programi KPEP i USAID.

Kompanitë kosovare që do të marrin pjesë janë: Lesna, Gacaferi, Lidhja dhe Grupi i kompanive:Tefik Canga Design, Divani dhe Tedes.

Industria e mobileve dhe përpunimit të drurit shihet si një nga industritë që mund të eksportojë për shkak të zhvillimit të saj të hovshëm gjatë viteve të fundit.

“Kosova mund te konkurroj edhe me kualitet edhe me dizajn e edhe me çmim ne tregun e rajonit. Ky panair është i pari në vitin 2011 që shoqata i përkrahë kompanitë që të prezantohen në rajon”, ka thënë Vula-Pozhegu.

“Panairi i ardhshëm në të cilin kompanite kosovare te perpunimit te drurit do të marrin pjesë me përkrahjen dhe mbeshtetjen tonë dhe të USAID është Panairi i Mobileve ne Mal të Zi, në Kroaci dhe në Shqipëri. Gjithashtu shoqata cdo vit organizon panairin tashme tradicional NATYRA 2011 në Kosovë nga 4-7 Maj”, ka shtuar ajo.

Në Kosovë janë të regjistruara rreth 1400 kompani të përpunimit të drurit, me mbi 6000 punëtorë.

Sipas vlerësimeve të shoqatës kjo industri ka rreth 40 milion euro qarkullim në vjet. Eksporti i përpunuese të drurit dhe mobilierisë në vitin e kaluar ka qenë mbi 5 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)