29 Mars 2024

Kompanitë kineze të mineraleve shtojnë investimet jashtë

Pekin, 19 nëntor - Gjatë 18 muajve të fundit, 280 kompani kineze të mineraleve investuan në 302 objekte jashtë vendit. Ndër to, në miniera të nxjerrjes së bronzit, hekurit dhe arit, që zunë gjysmën investimit.

Këtë e bëri të ditur më 18 nëntor zv/drejtori i Federatës së Mineraleve të Kinës, Zeng Shaojin në Konferencën Ndërkombëtare të Mineraleve, që zhvillohet në Tianjin.

Sipas tij, 60% e investimeve u kryhen në Australi, Kanada, Filipine, Indonezi dhe Brazil. Investimet janë përqendruar në nxjerrjen e qymyrgurit, hekurit dhe bronzit.

Z. Shaojin kërkoi nga kompanitë kineze të mineraleve që t\'i kushtojnë më shumë rëndësi cilësisë së objekteve sesa shpejtësisë së investimit.

Pjesë dërrmuese e kompanive kineze të mineraleve shpresojnë të investojnë jashtë vendit, por vetëm pak prej tyre mund të arrijnë përfitime brenda një kohe të shkurtër. Gjithashtu z. Shaojin, u kujtoi sipërmarrjeve kineze të jenë më të matura në zbulim dhe të përqendrohen tek mineralet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)