25 Prill 2024

Kompania kineze Geely bëhet aksionarja më e madhe e Daimler-it

Frankfurt, 25 shkurt - Kompania kineze e prodhimit të makinave "Geely" është bërë aksionerja më e madhe e "Daimler"-it.

"Geely" ka blerë aksione të reja në gjigantin gjerman të prodhimit të makinave, duke zotëruar tashmë 9.7 për qind të aksioneve në "Daimler".

Në një deklaratë, "Daimler"-i shprehet se e mirëpret investimin e "Geely"-t.

Ky është investimi më i fundit ndërkombëtar i "Geely"-i. Në fund të vitit të kaluar kompania kineze bleu pjesën më të madhe të aksioneve të prodhueses të kamionëve "Volvo Trucks".

"Geely" tashmë zotëron markën e automjeteve "Volvo". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)