28 Janar 2020

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban takimin vjetor informues

Prishtinë, 13 dhjetor - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit.

Takimi ka për qëllim që pjesëmarrësit t'i informoj për të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta më theks të veçantë, planifikimit për vitin vijues, raportimet tremujore dhe raportimet vjetore.

Po ashtu gjatë takimit do të prezantohen edhe përgatitja e plan programeve të hulumtimit, projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit, projekteve për aktivitete të veçanta, hyrja në fuqi të Udhëzimit Administrativë me Nr.01/2016 “Klasifikimi dhe    vlerësimi i resurseve dhe rezervave minerale dhe mbajtja e evidencës së tyre” dhe njoftimi për plotësimin dhe ndryshimin e disa Udhëzimeve Administrative.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 229-të. (Ndërtesa e KGJK-së, salla e takimeve, rruga “Luan Haradinaj”, ora 10.00)

- Kryeshefi I Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi pret në takim ministrtin e Inovacionit, Muszafer Shala, ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa kryesore të Telekomit të Kosovës, në katin e pestë, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)