23 Prill 2024

Kina, prodhon mbi 3.2 milionë ton ar në vit

Pekin, 18 nëntor - Këtë vit vëllimi i prodhimit të arit në Kinë parashikohet të shtohet dhe do të kalojë nivelin e 3.2 milionë tonëve. Këtë e bëri të ditur më 17 nëntor zv/menaxheri i përgjithshëm i Grupit të Arit të Kinës, Du Haiqing.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Mineraleve, të zhvilluar po më 17 nëntor në Tianjin, Du Haiqing, tha se prej vitesh tregu ndërkombëtar nuk është furnizuar me ar, ndaj edhe për një kohë të gjatë tregu ka qenë i çekuilibruar në krahun e ofertës.

Du Haiqing tha gjithashtu se me rritjen e vazhdueshme të prodhimit, Kina ka pasur rezultate të dukshme edhe në eksplorimin e arit.

Në vitin 2007 Kina kaloi Afrikën e Jugut dhe u rendit e para për vëllimin e prodhimit të arit. Që nga ajo kohë, Kina ka qenë prodhuesja e parë e arit në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)