04 Mars 2021

Kina investon në burime kanadeze të naftës

New York, 14 prill - Kompania kineze e naftës „Sinopec“ i paguajti kompanisë amerikane  Conoco Phillips 4.65 miliardë dollarë për  pjesëmarrje minore në nxjerrjen e naftës në Kanada.

Blerja e nëntë për qind të pronësisë së „Syncrude Canada“ është deri tani investimi më i madh kinez në Amerikën Veriore.

Vitin e kaluar     „ Sinopec“ paguajti 7.2 miliardë dollarë për kompaninë  „Addax“ e cila disponon me burime eksploatimi të naftës në Afrikën Perëndimore dhe në Kurdistanin irakian.

„Syncrude Canada“ projekti më i madh për nxjerrjen e naftës në Kanada, për çdo ditë jep rreth 350.000 fuçi, që është rreth 13 për qind nga prodhimi kanadey i naftës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)