19 Prill 2024

Kili: Shpëtohen minatorët e parë të ngujuar në minierë

Atacama, 13 tetor - Në Kili ka filluar me sukses shpëtimi i 33 minatorëve që kanë mbetur të mbyllur prej më shumë se dy muajsh në një minierë në shkretëtirën kiliane, Atacama.

Ashensori në formë tubi i gjerë vetëm 65 cm e quajtur "Phoenix 1" ka nxjerrë mbi tokë minatorët e parë.

Aksioni shpëtimtar më i gjatë dhe i ndërlikuar në historinë e minierave po përcillet me interesim të madh në mbarë botën.

Pjesëtarë të familjeve, ekipe shpëtimtare dhe vetë presidenti i Kilit Sebastián Piñera shoqëruan me brohoritje gëzimi kthimin e minatorëve të parë.

Ashensorit në formë tubi për nxjerrjen e çdo minatori i nevojiten nga 15 minuta.

Minatorët kanë mbetur brenda qysh më 5 gusht, si pasojë e një shembjeje në minierën e arit dhe të bakrit në San Jose Copiago.

Ky është rasti i parë që për një kohë kaq të gjatë njerëzit të kenë mbetur të ngujuar në thellësi të nëntokës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)