19 Mars 2024

Kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm, rriten kërkesat për ujë

Prishtinë, 10 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë të ditur për konsumatorët e saj se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për ujë të pijshëm.

Niveli i ujit në  liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 5 metra nën kuotën maksimale.

Cfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese, më poshtë gjeni bashkëngjitur disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë i ujësjellësit 'Prishtina' .

KRUP kërkon që të mos lejohet të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj, të mos përdorët uji i pijshëm për të larë veturat, të mos përdoret uji i pijshëm për ndërtime të shumta në qytet, të mos pastrohen trotuaret me ujin e pijshëm, etj.

"Nëse i përmbahemi në përpikmëri këtyre këshillave të lehta , duke filluar nga koha e tashme, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a. do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime, në të kundërtën mund të hasim në vështirësi", thekson KRUP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)