23 Prill 2024

Javët e Biznesit Kosovar ndryshuan mentalitetin konsumues

Prishtinë, 24 nëntor - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, me rastin e prezantimit të projektit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2017”, ku dhe ka bashkëbiseduar me prodhuesit.

"Konsumoni  prodhimet e Kosovës, pasiqë janë më cilësore sesa ato që importohen", tha kreu i qeverisë", tha kryemiistri Haradinaj.

Ai shtoi se “Javët e Biznesit Kosovar 2017”, është një dëshmi se jemi në krah të prodhuesve vendës dhe se roli i qeverisë është që t'i shqyrtoj e realizoj kërkesat e biznesit vendës apo që ti elimnojë barrierat që hasin prodhuesit. Sipas tij Javët e Biznesit Kosovar ndryshuan mentalitetin konsumues dhe ky është projekt kapital i AKB-së nga viti 2003 që e kemi përcjell nga këndë vështrime të ndryshme dhe ndiej veten mirë që sivjet e organizojmë bashkarisht. 

"Do të jemi në krah të prodhuesve vendës në mënyrë që kapitali të mbetet tek ata që e krijojnë. Qëllimi i qeverisë së vendit si tani ashtu edhe në të ardhmen ka me qenë në dobi të biznesit dhe konfirmojmë se barrierat me të cilat përballen do të eliminohen", tha Ramush Haradinaj.

Kryeministri i vendit shtoi se  dëshiron që në parneritet me AKB-në të realizoj “Javët e Biznesit Kosovar 2017 dhe projekte tjera me rëndësi.

"Rritja ekonomike është sfidë e përbashkët dhe duhet angazhim i të gjithëve që të kemi rezultate të rritjes ekonomike", tha kryeministri. Ai premtoi se nuk do të kursehet, edhe pse sikur që biznesei ka probleme, ashtu telashe kanë edhe institucionet. 

Agim Shahini, kryetari i AKB-së, tha se “Javët e Biznesit Kosovar 2017” organizohen për të pesëmbëdhjetin vit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendëse, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedisë të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

A falënderoi kryeministrin e vendit për mbështetjen që po i jep bizneseve vendëse sidomos atyre prodhuese.

"Edhe pse keni bërë disa veprime të duhura në dobi të biznesit, keni çfarë të bëni akoma dhe prodhuesit presin nga ju kryeministër edhe veprime tjera në mënyrë që të kemi rritje ekonomike më të madhe", tha Shahini.

Kreu i AKB-së tha se masat fiskale të ndërmarra menjëherë, janë të dobishme dhe se rezultatet do të shihen nga një janari i vitit të ardhshëm, ku besojmë se do të kemi rritje ekonomike.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezatoi programin ku hapja solemne  nisë me 29 nëntor 2017 në Prishtinë, për të vazhduar me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e  Kosovës Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë e Preshevës, Turqi dhe në vendet e Bashkimit Evropian me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, Forumi Ndërkombëtar Biznesor si dhe më datën 17 shkurt 2018 - Kremtimi i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me produkte vendore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)