16 Prill 2024

Jaguar C-X75, super-makina hibride në 2013-n

Napoli, 8 maj - Jaguar C-X75 është një veturë elektrike hibride me prizë që punon si Chevy Volt, me fuqi elektrike që rimbushet nga një motor benzine. Vetura ka një motor elektrik 145 kW, dhe arrin shpejtësinë nga 0 në 60 mph në 2.8 sekonda.

Shpejtësia maksimale e saj arrin 200 mph. Sipas Top Gear, ato motorë priten të gjenerojnë afërsisht 800 kuaj fuqi. Struktura me fibra karboni e bën më të lehtë se një Ford Focus.

Kur makinës i mbaron bateria pasi udhëton 30 milje, ajo karikohet nga një motor benzine katër cilindërsh.

Fatkeqësisht, motorët binjakë mikro-reaktiv që do të karikonin makinën konceptuale nuk do të jenë pjesë e modelit të prodhimit, por Top Gear thotë se “topat e zjarrtë do të jenë pjesë e një prodhimi të mëvonshëm”.

Çmimi i përllogaritur i makinës është afërsisht 1.1 milion dollarë.

Jaguari do të prodhojë vetëm 250 copë të tilla, dhe do t′i hedhë në treg në 2013-tën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)