23 Prill 2024

Irak: Mbyllet pas një sulmi rafineria më e madhe e naftës

Bagdad, 28 shkurt - Në Irak  rafineria më e madhe e naftës është mbyllur përkohësisht për arsye të dëmeve të mëdha pas një sulmi me bomba.

Sipas të dhënave të autoriteteve persona të armatosur sulmuan impiantin në Beixhi në provincën Salahudin dhe aktivizuan disa eksplozivë, të cilët shkaktuan zjarr.

Gjatë sulmit u vranë të paktën katër vetë. Në pjesën e prekur të impiantit përpunohen përditë rreth 150.000 fuçi naftë.

Një zëdhënës i ministrisë për naftën në Bagdad tha, se shpreson, që puna në Beixhi të rifillojë së shpejti. Ai nuk përmendi ndonjë afat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)