08 Korrik 2020

Intervenohet sërish në fshatin Hajvali, pa ujë sërish katër zona

Prishtinë, 16 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë të ditur se do të intervenohet sërish në  tubin  e ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim ngase, kërkohet intervenim I menjëhershëm në të njejtin vend.

Pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.

Pa ujë do mbesin deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi sërish  papritur.

Sipas informacioneve nga ekipet e terenit bazuar në natyrën dëmtuese, sanimi pritet të zgjasë deri në orën 14:30 gjatë ditës së sotme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020  - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me bashkëpunëtorë, do të vizitojë Zonën Ekonomike në Qylagë të Lipjanit. (Fshati Qylagë në Lipjan, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)