19 Prill 2024

Industritë deklaruan rreth 584 milionë euro më pak qarkullim në ATK

Prishtinë, 28 tetor - Instituti GAP ka vlerësuar se masat parandaluese të pandemisë COVID-19 shkaktuan rënien më të lartë të prodhimit vendor që nga paslufta duke bërë që Bruto Produkti Vendor (BPV) të bie për 9.28 % në tremujorin e dytë.

Në këtë raport, Instituti GAP ka paraqitur ecurinë e komponentëve kryesor që përbëjnë BPV-në dhe indikatorët tjerë makroekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 me qëllim që të pasqyrojë ndikimin e kësaj krize në të gjithë sektorët ekonomik të vendit.

Situata emergjente sipas GAP ndikoi në ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve ku ekonomitë familjare ngritën shpenzimet për produkte bazike, ndërsa reduktuan shpenzimet joesenciale.

Aktivitetet ekonomike të cilat shënuan rritje në tremujorin e dytë ishin industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë me 19.8 % dhe informacioni dhe komunikimi me 29.6 %.

Ndërkohë sipas GAP rënie të të hyrave patën të gjitha industritë e tjera. Rënia më e lartë u shënua në industrinë e ndërtimit me -47.08 %, dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomia me -24.4 %.

Poashtu. gjatë gjatshtë mujorit të parë të këtij viti industritë deklaruan rreth 584 milionë euro ose 11 % më pak qarkullim në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Qeveria e Kosovës aprovoi pakon e parë fiskale me vlerë prej 190 milionë euro dhe propozoi riorientimin e shpenzimeve buxhetore, nga kategoria e shpenzimeve kapitale në kategorinë e pagave, transfereve dhe subvencioneve.

Megjithatë, kjo pako sipas GAP nuk arriti të implementohej në tërësi në tremujorin dytë dhe për këtë arsyje shumë qytetarë dhe biznese nuk morën ndihmën në kohën e duhur.

"Si rezultat në gjashtëmujorin e parë shpenzimet ishin vetëm 18.8 milionë euro ose rreth 2 % më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak."

"Riorientimi i buxhetit si masë e vetme pa rritur borxhin publik do të jetë i padobishëm në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike", thekson GAP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)