26 Prill 2024

Industria gjermane frenon objektivat për klimën

Berlin, 13 dhjetor - Pas kompromisit për klimën në Cancun industria gjermane bëri thirrje për përmbajtje në Evropë.

BE-ja nuk duhet të çajë e vetme, tha kryetari i lidhjes federale, Werner Schnappauf në Berlin.

\"Vetëm kur të gjitha vendet e industrializuara dhe ato në industrializim e sipër të kenë marrë përsipër detyrime për uljen e gazrave të dëmshme për klimën, mund t\'i rrisë Evropa synimet e veta. Përndryshe vihen në lojë, para së gjithash në Gjermani, impiante prodhimi moderne dhe vende pune\", tha ai.

Nga ana tjetër ministri i mjedisit Norbert Röttgen (CDU) u bëri thirrje vendeve evropiane, të ruajnë pozicionin e tyre udhëheqës në mbrojtjen e klimës dhe ta ulin çlirimin e dioksidit të karbonit deri në 2020-ën me 30 për qind në krahasim me 1990-ën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)