28 Janar 2020

Industria e naftës ka nevojë për investime në nivel global

Vjenë, 6 nëntor - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) bëri të ditur se, rreth 10,6 trilion dollarë investime do të nevojiten në planin global për të mbajtur kërkesat e parashikuara të furnizimit me naftë gjatë periudhës 2019 deri në 2040.

Kërkesa e investimeve globale të naftës në rrjedhën e sipërme për periudhën 2018-2040 vlerësohen në 8.1 trilion dollarë, sipas OPEC-ut, duke shtuar se shumica e kësaj do të ishte në vendet jo-anëtare të saj.

Një trilion dollarë tjera kërkohen në sektorin e rrjedhës së mesme, ndërsa investimet globale në rrjedhën e ulët vlerësohen diçka më shumë se 1.4 trilion dollarë.

Kërkesa totale për energji parësore pritet të rritet me 25 për qind ndërmjet 2018 dhe 2040 me energji të ripërtëritshme duke hapur rrugën në drejtim të rritjes.

OPEC sugjeron se nafta dhe gazi ende parashikohen të plotësojnë më shumë se 50 për qind të nevojave të energjisë në botë deri në fund të periudhës së parashikuar.

Sipas raportit të OPEC-ut, nga perspektiva e kërkesës së naftës, dhe duke pasur parasysh shenjat e fundit të tensionimit në ekonominë globale në afat të shkurtër dhe të mesëm, perspektiva për kërkesën globale të naftës është ulur këtë vit në 110.6 milion fuçi për çdo ditë.

Në planin afatgjatë, kërkesa për produktet e OPEC-ut do të rritet në 44.4 milion fuçi në ditë deri në vitin 2040, sipas parashikimeve të OPEC.

Për sa i përket tregtisë globale të naftës së papërpunuar vlerësohet të mbetet relativisht statike në rreth 38 milion fuçi në ditë midis 2018 dhe 2025, përpara se të rritet pas kësaj në rreth 42 milion fuçi në ditë deri në 2040.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2020 - Bazuar në Rregulloren nr. 09/2019 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori, KGjK-ja ka caktuar votimin e zgjedhjes së një gjyqtari/e të nominuar nga radhët e Gjykatës së Apelit për Anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata e Apelit, objekti B, salla Nr.124, ora 9:00) 

- Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” dorëzon shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e raportit hulumtues "Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak". (Qendra e Konferenca "Orion", ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 25 e Kuvendit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvndit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komuna e Klinës bën homazhe në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Varrezat e dëshmorëve të Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Menza Ramiz Sadiku, ora 12:00)

- Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit 2020” në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Qendra e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)