19 Prill 2024

Industria e automjeteve përballë ndryshimesh të mëdha në 2010

SHBA, 2 shkurt - Pas një viti të vështirë për industrinë e automjeteve, prodhuesit e makinave po e shikojnë me optimizëm vitin 2010. Ekspertët e industrisë thonë se ky vit mund të përbëjë një sfidë të re për firmat e ndërtimit të makinave, ndërkohë që ato përpiqen të motivojnë konsumatorët të blejnë prodhimet e tyre.

 

Madje analistët thonë se me fillimin e kësaj dekade të re, Kina do të luajë një rol gjithnjë e më të madh në industrinë e automjeteve.

Pas një viti të vështirë, kur shitjet e makinave në Shtetet e Bashkuara ranë në nivelin më të ulët në 26 vjet, ekspertët e industrisë thonë se prodhuesit po marrin një drejtim të ri. Në 2010n, thotë redaktori i revistës Auto Express, Richard Headland, fjala është për prirjen e gjelbër.

\"Prirja e 2010 do të jetë prodhimi i makinave miqësore për mjedisin. Vëmendja është përqendruar tani në rendimentin e tyre dhe tek gazi karbonik. Në ekspozitat e mëdha të makinave tani, ajo që dominon është prirja e gjelbër”.

Analistët thonë se shtimi dhënies së kredive dhe rritja e ekonomisë globale me 3 përqind do të ndihmojë prodhuesit e makinave të fitojnë një pjesë të tregjeve që humbën në 2009n. Për këtë firmat po dalin me modele të reja më tërheqëse për të rinj dhe të moshuar.Për blerësit e moshave të reja, Toyota Hi-CT është modeluar sipas personazheve multiplikativë popullorë japonezë.

Madje prodhuesit e makinave po shikojnë mundësi të mëdha në tregjet e makinave të shtrenjta.RICHARD HEADLAND, MAGAZINE EDITOR\"Mendoj se në tregjet e makinave luksoze do të shikojmë gjithnjë e më shumë hibride luksoze.

Për shembull, Lexus ka nxjerrë disa tipe hibride, BMW po punon për hibridin e saj të parë luksoz, po ashtu edhe Mercedesi”.Prodhuesit e makinave shpresojnë gjithashtu t’i nxjerrin konsumatorët nga pesimizmi i ngecjes duke ofruar makina me ngjyra të ndezura.

Octavio Navarro është zëdhënës i kompanisë Ford.

\"Të gjithë kanë ngjyra të ndezura. Ndryshe nga grija dhe e zeza klasike, kemi filluar të shikojmë në rrugë makina të verdha dhe blu. Fordi do të nxjerri këtë vit modelin Fiesta të 2011s, dhe një nga ngjyrat e mia të preferuara është jeshile e ndezur”.

Makinave do t’u shtohen në masë elemente të teknologjisë së lartë, thotë Dan Strong, redaktor i monitorimit të revistës Auto Express. \"Shumë nga prodhuesit po mendojnë të përfshijnë teknologjinë e re, si ekranet televizive që tregojnë shpejtësinë me të cilën ecën makina dhe drejtimin e saj, e që lidhen me Internetin”.

Por ndoshta prirja më e dukshme do të jetë dalja e Kinës si lojtar kryesor në treg. Presidenti i Nissanit për investimet, Yasuaki Hashimoto thotë se gjatë 2009 Kina pati një rritje prej 30 përqindësh në shitjen e makinave. \"Tregu kinez ka një potencial të madh pasi Kina sapo ka filluar modernizimin. Mendoj se Kina do të jetë tregu më i madh i botës shumë shpejt”.

Sipas një raporti të ri, Kina është përpara Shteteve të Bashkuara si tregu më i madh i botës për automjetet. Kjo do të thotë se më shumë makina amerikane do të projektohen për tregun kinez ndërkohë që ekonomia botërore hyn në dekadën e re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)