20 Korrik 2019

Indeksi i Kostos së Ndërtimit shënon ngritje për 2.1 për qind

Prishtinë, 10 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “ Indeksin e Kostos së Ndërtimit” (IKN) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2018.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 1.7% në tremujorin e dytë (TM2 2018),  krahasuar me TM1 2018. Ngritje më të mëdha kishin kategoritë: energjia (3.1%) dhe materialet (2.3%). Kurse, ngritja te kategoria e materialeve u vërejt te materialet ndërtimore (2.5 %) dhe materialet hidro-sanitare (2.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2018 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak ,TM2 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje për  2.1%. Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt të kategoria materialet (3.2%) dhe kostot e tjera (0.7%). Ndërsa, kategoritë që kishin rënie ishin makineritë (-2.2%) dhe energjia (-1.5%).

Për më shumë informata, lidhur me Indeksin e Kostos të Ndërtimit për TM2 2018, vizitoni:
http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)