13 Gusht 2020

Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë shënon ngritje për 0.2 për qind

Prishtinë, 12 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë “ (IKN) ) për tremujorin e katër (TM4) të vitit 2018.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 0.2% në tremujorin e katër (TM4 2018), krahasuar me TM3 2018.

Ngritje më të mëdha kishin kostot e tjera prej 1.1%; energjia prej 0.4%; dhe materialet prej 0.2%.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM4 2017, indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje për 1.5%.

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt të kategoritë: transporti (14.3%), kostot e tjera (2.2%), dhe materialet (1.4%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)