14 Nëntor 2019

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë më i lartë për 1 për qind

Prishtinë, 6 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2018.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë në TM3 2018 është më i lartë për 1.0%, krahasuar me TM2 2018.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i prodhimeve minerale jometalike (6.9%); prodhimi i pijeve (4.2%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (4.1%); prodhimi i mobiljeve (2.8%); prodhimi i drurit dhe i prodhimeve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1.7%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.6%); përpunimi i prodhimeve ushqimore (1.3%); prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (1.2%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (0.9%); dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës (0.2%).               

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-13.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-3.4%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.8%); prodhimet kimike (-2.7%); prodhimi i metaleve (-1.6%); dhe xeherorët dhe guroret e tjera (-0.1%).
 
Ndërsa, krahasuar TM3 2018 me TM3 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 2.3%.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i metaleve (14.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (7.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (6.0%); prodhimet minerale jometalike (5.5%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (3.3%);  prodhimi i drurit dhe i prodhimet pre tij dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.9%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.5%); prodhimi i mobiljeve (2.2%); prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (1.4%); përpunimi i prodhimeve ushqimore (1.3%); prodhimi i pijeve (1.3%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës (0.3%).

Ngritja u neutralizua me rënien  e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-11.1%); prodhimet kimike (-3.1%); prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj (-1.9%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.8%); dhe xeherorët dhe guroret e tjera (-0.1%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2019 - Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë diten e dytë të konferencës ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Policia e Kosovës, pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, do të shkatërrojë një sasi të armëve të cilat i kishte konfiskuar gjatë realizimit të detyrave të saja operativo-hetimore. (Magjistralja Ferizaj - Prishtinë në kompaninë ‘Metal Holding’ në Ferizaj, ora 10:00)

- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit organizon ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”. (Menza Ramiz Sadiku, ora 10:00)

- Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) mban ditë e dytë të Festivalit Multikulturor u njëkohësisht do të jetë edhe përmbyllja e këtij festivali.. (Hotel Emerald, ora  10:00)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për gjuhët organizon ngjarjen e ndarjes  së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ndërmarrja “Dekoriti” organizon shënimin e përvjetorit të 30-të, me ç’rast do të lansojë linjën e re të prodhimit me dru masiv për interier. (Dekoriti ne fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, ora 13:45)

- Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat lidhru me rritjen e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. (Zyret e BSPK–së, ora 14:00)

- Medica Gjakova, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim organizon promovimin e librit “Unë jam Anemone”, i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë i publikuar nga Medica Gjakova. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 18:00)