25 Prill 2024

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë më i lartë për 0.4 për qind

Prishtinë, 8 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2017.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.4% në TM3 2017, krahasuar me TM2 2017.

Rritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara - thurëse (5.6%); prodhimi i metaleve (5.1%); prodhimi produkteve kimike (3.2%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (2.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.9%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (1.6%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (1.6%); prodhimi i pijeve (1.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.9%); dhe prodhimi i produkteve ushqimore (0.8%).  
          
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-2.8%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-2.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-2.3%); dhe prodhimi i mobiljeve (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2017 me TM3 2016 çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 5.6%.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprmtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (48.7%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (21.6%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (2.4%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (2.2%); prodhimi i produkteve kimike (2.2%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (1.5%);  dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.1%).
 
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-2.5%); prodhimi i metaleve (-2.4%); prodhimi i produkteve ushqimore (-2.4%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-1.6%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.3%); prodhimi i mobiljeve (-1.1%); prodhimi i pijeve (-0.6%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj
(-0.2%).       

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)