14 Gusht 2020

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.1 për qind

Prishtinël, 8 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës ASK, publikon Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e katërt TM4 2018.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.1% në TM4 2018, krahasuar me TM3 2018.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit 6.5%; përpunimi i prodhimeve ushqimore 3.0%; prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj 1.1%; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar 0.4%; prodhimi i pijeve 0.1%; prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj 0.1%; dhe prodhimet kimike 0.1%.

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i metaleve -5.3%; prodhimi i pajisjeve elektrike -3.3%; druri dhe prodhimet e drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve, prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse -2.3%; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -1.5%; prodhimet minerale jometalike -0.7%; xeheroret dhe guroret e tjera -0.6%; prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve
-0.5%; prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove
-0.1%; dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës -0.1%.    

Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me TM4 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 1.3%.

Ngritje më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: prodhimet minerale jometalike 5.8%; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 5.8%; prodhimi i metaleve 4.2%; prodhimi i mobiljeve 3.9%; përpunimi i produkteve ushqimore 3.8%; prodhimi i pijeve 3.8%; prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove 3.2%; prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj 1.4%; prodhimet e gomës dhe të plastikës 1.1%; grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 0.8%; dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 0.1%.

Ngritja u neutralizua me rënien  e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit -10.3%; prodhimi i pajisjeve elektrike -6.9%; prodhimet kimike -2.5%; druri dhe prodhimet e tij, si dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse -2.4%; prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -2.0%; prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj -1.3%; dhe xeheroret dhe guroret e tjera
-0.8%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)

 

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do t'i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)