23 Janar 2019

Indeksi çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për 1 për qind

Prishtinë, 8 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë të këtij viti (TM12 2018).

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për 1.0% në TM1 2018, krahasuar me TM4 2017.

Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-4.9%); nxjerrja e xehes së metalit (-2.6%); prodhimi i pijeve (-1.4%); prodhimi i produkteve kimike (-0.3%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.2%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-0.1%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.1%).
 
Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i metaleve (6.9%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (3.8%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (1.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (1.0%); prodhimi i mobiljeve (0.9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); prodhimi i produkteve ushqimore (0.7%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse  (0.3%); dhe prodhimi i pajisjeve elektrike (0.2%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me TM1 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.2%.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i pajisjeve elektrike (14.8%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (4.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (4.7%); prodhimi i metaleve (2.5%); prodhimi i produkteve ushqimore (1.9%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (1.2%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.6%); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.3%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-2.8%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.4%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.0%); prodhimi i produkteve kimike (-0.9%); dhe prodhimi i mobiljeve (-0.5%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2019 - Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë organizon ngjarjen “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës,”. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 9:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Kodit të ri Civil për Kosovën në Ministrinë e Drejtësisë. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut. (Komanda e  Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pret në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi. (Kabineti i ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shënon 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit me homazhe tek shtatorja në Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesën e Rektorëve të Universiteteve Publike rreth programeve të pa akredituara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shqipërisë, do të shfaqet premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël. (Kino ABC, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në ndërmarrjen “Fox Marble”. (Fshati Poturovc në Lipjan, ora 12:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet draft-Planit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 14:30)