20 Prill 2024

Impreza e re, më kursimtare dhe më e gjerë

New York, 26 prill - “Subaru America” njoftoi se premiera botërore e Subara Impreza-s së re në versionin limuzinë me katër dhe pesë dyer do të jetë në “New York International Auto Show 2011” i cili mbahet nga 22 prill deri më 1 maj. Bëhet fjalë për versionin i cili shitet në kontinentin amerikan.

Prodhuesi japonez deklaroi se Impreza e re do të jetë më kursimtarja nga të gjitha limuzinat me tërheqjen konstante në të gjitha rrotat të cilat shiten në tregun amerikan.

Subara Impreza e re me një galon karburant, që është e barabartë me rreth 4.5 litra, mund t’i kalojë 36 mile.

Kjo i përgjigjet harxhimit mesatar prej rreth 6.5 l/100km. Me harxhimin e ultë të karburanteve, prodhuesi japonez te limuzina e re e Impreza-s e potencon edhe gjerësinë më të madhe.

Si mund të shihet edhe nga fotografitë e para që janë lëshuar nga fabrika të versioneve serike të Impreza-s me katër dyer, dizajni bazohet në konceptin e Impreza-s i prezantuar në “Los Angeles Auto Show” në fund të vitit 2010.

Subara Impreza në version limuzinë me katër dhe pesë dyer edhe më tutje e vë në funksion motori “boxer” me benzinë dhe naftë i cili e ka fuqinë më të madhe prej 150 KF.

Cilin ndërrues e shfrytëzon versioni serik për tani është e panjohur, ndërsa koncept Impreza ishte i pajisur me ndërruesin “CVT”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)