25 Prill 2024

ICM amerikane në gusht do të ndërtojë fabrikë në Kroaci

Zagreb, 21 maj - Kompania amerikane ICM në gusht do të fillojë të ndërtojë fabrikë për metanol (biokarburant) në Osiek, vlera e të cilës llogaritet në rreth njëqind milionë euro, ndërsa fundi i ndërtimit është parashikuar pas një viti prej fillimit të ndërtimit.

Siç transmeton agjencia Hina, informacionin e kanë konfirmuar nga administrata e qytetit të Osiekut përfaqësuesit e të cilës kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e investitorëve amerikanë.

Meqë bëhet fjalë për investim të madh dhe fabrikë e cila bashkë me kooperantët duhet të punësojë mijëra njerëz, investitorët dhe projektantët kërkuan mbështetje dhe ndihmë nga qyteti që punët të fillojnë me kohë dhe të grumbullohet tërë dokumentacioni.

Në rrjedhë është përpunimi i dokumentacionit projektues, është lëshuar leje për lokacionin, ndërsa studimi për ndikimin e fabrikës mbi mjedisin jetësor është nënshkruar.

Për funksionimin e fabrikës e cila përveç metanol biokarburantit do të prodhojë edhe ushqim bagëtish, do të nevojiten rreth 450 mijë tonë grurë në vit që do të mbillet në rreth 45 mijë hektarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)