29 Mars 2024

Humbjet e BP arrijnë deri në 4 miliardë dollarë

Londër, 20 korrik - Kompania britanike „British Petroleum“ (BP) lajmëroi se dëmi nga dëmtimi në Gjirin Meksikan kushton kompaninë 3,95 miliardë dollarë.

Në këtë shumë, siç transmetoi agjencia Frans Pres, janë përfshirë edhe intervenimet për sanimin e situatave të karakterit teknik, si dhe dëmshpërblimet e paguara.

Aspekti teknik përfshinë mjete të shpenzuara për kufizimin dhe pastrimin e njollës së naftës në ujë, si dhe vendosjen e ndaluesit mbi burimin e hapur. Pjesa e mbetur e parave kanë të bëjnë me dëmshpërblimet e shteteve përgjatë bregdetit të gjirit, thuhet në kumtesën e BP-së.

Sipas të dhënave jozyrtare, deri te kompania janë dërguar 67.500 kërkesa për dëmshpërblime, ndërsa janë paguar dëmshpërblime me lartësi prej 207 milionë dollarëve.

BP-ja përkujtoi se është pajtuar të formojë fond prej 20 miliardë dollarëve për kompensime të të goditurve nga katastrofa, por shton se ende është herët që të flitet për shumën e saktë, meqë dëmi mund të jetë edhe më i madh.

Deri te dëmtimi erdhi pasi që ndodhi një shpërthim në platformën e naftës të BP-së në Gjirin Meksikan, që së shpejti më pas u fundos. Gjatë incidentit burimezt mbetën të pasiguruara dhe nafta filloi lirisht të derdhet në det, duke shkaktuar katastrofë të madhe ekologjike. Shumica e tentimeve për ndalimin e burimeve mbetën të dështuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)