25 Prill 2024

HP mbyll 9.000 vende pune

SHBA, 3 qershor - Korporata "Hjulit Pakard" (HP) e prezantoi planin për automatizimin e prodhimtarisë  në të cilën është i  gatshme të investojë një miliard dollarë, me çfarë në vitet e ardhshme  do të mbyll 9.000 vende pune në fabrikat e veta në mbarë botën.

Kompania vlerëson se me vendosjen e teknologjisë së re në vit do të kursehen 500 deri më 700 milion dollarë dhe thekson se qendra e automatizuar  për përpunimin e të dhënave do ta optimizojë punën e klientëve të kompanisë.

"Hjulit Pakard", zyra qendrore e së cilës gjendet në SHBA, ka për qëllim që më vonë të hap 6.000 vende pune, por nuk precizon kur ky plan do të realizohet.

Vitin e kaluar, kompania largoi 6.700 punëtorë, në kuadër të programit për uljen e shpenzimeve gjatë krizës.

Si prodhues më gjigant i prodhimit të kompjuterëve personal "Hjulit Pakard" në kuartalin e fundit të vitit 2009 ka marrë pjesë në tregun global me 19,9 për qind

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)