13 Dhjetor 2019

Honda do të prodhojë në Turqi makina me timon në të djathtë

Ankara, 24 maj - Siç shkruan e përditshmja turke “Yeni Şafak” kompania e njohur japoneze në sektorin automobilistik “Honda” në fabrikën e saj në Turqi modelin e ri të “Civic Sedan” do ta prodhojë edhe me timon në krahun e djathtë.
 
Firma japoneze “Honda”, e cila është një nga prodhuesit e rëndësishëm të industrisë automobilistike në Turqi, modelin e ri të gjeneratës së 10-të të “Civic Sedan”, të cilën e ka testuar dhe prodhuar në fabrikat e saj në Turqi, do ta eksportojë edhe në tregun e Anglisë, Irlandës dhe Qipros me alternativa të ndryshme në motor dhe transmision të ri si dhe me versionin me timon në krahun e djathtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019

- Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)